Prapa grilave - Ilustrim

Frikëson bashkëshorten nga xhelozia, gjilanasi dërgohet në mbajtje

Policia ka arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar bashkëshorten e tij.

Policia ka sqaruar se disa ditë më parë në Gjilan, një burrë nga xhelozia e ka shqetësuar dhe i ka ndjellë frikë bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit nga frika për të qëndruar në të njëjtin ambient me bashkëshortin e tij, ka marrë fëmijët dhe ka shkuar tek prindërit e saj.

Policia ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.