Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi publikon video ku pretendon se Albin Kurti refuzon vijat e kuqe për PDK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka publikuar një video-incizim, në të cilin, sipas tij, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti refuzon të ketë vija të kuqe për PDK-në.

“Ne gjithmonë kemi pasur vija të kuqe ndaj PDK-së. Do të kemi edhe më tutje, dhe koha do ta dëshmojë këtë. Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë”, ka thënë Krasniqi në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas Frashër Krasniqit, Albin Kurtit vetëm në mos iu dhëntë mundësia se përndryshe do të bëjë koalicion me PDK-në.

“Veç mos i ardhtë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që “PDK tash ka ndryshuar, nuk është e njëjta, etj.”, ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video”, thotë Frashër Krasniqi në lidhje me diskutimet që shihen në video-incizim, të cilat sipas tij janë dhënë në në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje më 2016.

“Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptu qysh mundet një subjekt “kaq serioz” me u marrë 90% të kohës me një subjekt “të vogël” e “joserioz””, shton Krasniqi.

Ai i bën thirrje subjektit të cilit i ka takuar deri në muajin mars të këtij viti që të ndalet dhe të mos e detyrojë t’ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë.

“Mos te banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tone”, kërcënon Frashër Krasniqi.

Në mbledhjen e 35-të të Këshillit të Përgjitshëm të VV-së, Albin Kurti tha sot se kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, fillimi i këtij viti ka qenë paksa i pazakontë, sepse ende nuk po e kuptonim se një grup aktivistësh të dikurshëm por tentonin ta  dëmtojnë Lëvizjen dhe t’ia shkaktojnë asaj një aksident. Sigurisht ata nuk ia dolën ta dëmtojnë Lëvizjen sepse shumica e simptizuesve tanë e analizuan mirë situatën”, tha ai.

Kurti shtoi se kësaj situate ia kuptuan të vërtetën vetëm dje.

“Kësaj tentative hileqare arritëm t’ia kuptojmë të vërtetën vetëm dje kur i pamë në media mesazhet e tyre. Kjo e vërtetë nuk na gëzon aspak, përkundrazi na hidhëron”, shtoi i pari i VV-së.

https://kallxo.com/kurti-per-psd-ne-kushdo-qe-po-del-prej-vv-se-po-perfundon-ne-prehrin-e-pdk-se/

Përplasja e re mes Vetëvendosjes dhe PSD-së erdhi pas publikimit në media të bisedave në Viber ndërmjet deputetëve dhe drejtuesit të PSD-së, Shpend Ahmeti, në njërën anë dhe zyrtarëve të partive në pushtet, për votimin e Projektligjit për buxhetin.

https://kallxo.com/dardan-molliqaj-reagon-pas-rrjedhjes-ne-publik-te-bisedave-me-bilall-sherifin-e-pal-lekajn/

www.kallxo.com