Protesta e punëtorëve të Telekomit. FOTO: KALLXO.com

(FOTO)Punëtorët e Telekomit protestojnë kundër kontratës me Z Mobile

Dhjetëra punëotrë të Telekomit të Kosovë janë mbledhur para objektit të kësaj ndërmarrje për të protestuar.

Ata po kërkojnë që kontrata 10 vjeçare e ndërmarrjes publike me kompaninë private Dardafone.net (Z Mobile), të ndërprehet dhe të mos vazhdohet.

Me pankarta që e akuzojnë kompaninë për korrupsion e vjedhje, këta punëtorë kanë bërë thirrje për ‘largimin e hienave nga Telekomi’.

Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.

Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.

Lami Balaj, Kryetar i Sindikatës tha se qëllimi nuk ka qenë që të gjithë punëtorët të vijnë në protestë në mënyrë që mos të ndalojnë punën.

Ai tha se kanë përpiluar edhe dokumente ku tregohet se sa ka humbur dhe si është gjendja në Telekom dhe këto dokumente sipas tij janë paraqitur para instituxioneve.

“Këto ditë i kemi parë edhe dëshmitë në komisionin hetimor paramentar. Sot s’po mund të fshehin askush se sa shumë ka humbur Telekomi me këtë kontratë”, shtoi ai.

Ai shtoi se nëse nuk merren parasysh këto kërkesa do të ndryshohet forma e protestës.

“Jemi në qaste vendimtare për ta rikthyer Telekomin. Jemi të bindur se do ta kthejmë Telekomin. Do ta ndalim krimin në Telekom. Sot është vetëm fillimi por do të jemi fitues kur ta rikthejmë Telekomin”, tha Balaj.

 

 

Nexhat Llumnica, kryetar i sindikatës së KEK-ut, tregoi se qytetarët e dinë se kontrata me Z-Mobile është e dëmshme.

“Edhe unë edhe punëtorët e KEK-ut dhe qytetarët e Kosovës e dijmë se kontrata me Z-Mobile është e dëmshme. Ju kisha lut që të jeni unik në mbrojtjen e Telekomit”, tha Llumnica

Rashit Gashi nga KEDS-i u tha punëtorëve që mos të ndalojnë për të drejtat e tyre.

“Unë kam ardhë të ju mbështes në emër të KEDS-it, ju inkurajojmë që të vazhdoni drejtë mos lejoni në asnjë formë të ju gjej ajo çfarë na gjeti neve privatizimi”, tha ai.