Fotografi skandaloze me mbeturina nga Klina

Blloqe betoni të thyer, pllaka qeramike, tjegulla, skelete të betonta përmendoresh e mbetje të tjera inerte janë hedhur buzë lumit Drini i Bardhë në Klinë, aty ku janë krijuar edhe pirgje dheu të hedhur.

Sipas një qytetari, situata e tillë në hyrje të qytetit të Klinës është që sa kohë, por gjërat me ndotjen e mjedisit janë përkeqësuar ditëve të fundit.

Qytetari, i cili ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com thotë se këto pamje janë nga zona e lagjes “Arbëria” në Klinë.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari, të cilat tregojnë edhe për një kanal në të cilin rrjedh një lëng që derdhet drejt e në lumë.