Njëra nga fotografitë në ekspozitën e Arta Dobroshit, Foto: Kallxo.com

Fotogaleri: Ekspozita e Arta Dobroshit për paqen në botë

Në Biblotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është hapur ekspozita “Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore”.

Në qendër të këtyre fotografive është aktorja shqiptare me famë botërore, Arta Dobroshi, e cila në secilën fotografi shihet duke kërcyer e buzëqeshur bashkë me personalitete të njohura, fëmijë, diplomatë, artistë e njerëz të zakonshëm.

Kuratori i kësaj ekspozite me fotografi ka qenë Ivo Silhavy, ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë.