Kalimi i rrezikshëm i rrugës - Foto: KALLXO.com

FOTO: Qytetari bën kalim të rrezikshëm të rrugës

Një qytetar ka bërë një kalim të rrezikshëm të rrugës në Fushë-Kosovë.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, një person është parë duke kaluar barrierat e rrugës në një vend ku automjetet lëvizin me shpejtësi të madhe.

Sipas qytetarit, fotografitë janë bërë në rr. e Pejës, në Fushë-Kosovë.

Ditë më parë, KALLXO.com ka raportuar për një aksident komunikacioni që ka ndodhur pikërisht në këtë pjesë.

Personi që ishte goditur nga një veturë kishte vdekur pak ditë më pas.

https://kallxo.com/vetura-godet-nje-person-ne-fushe-kosove/?fbclid=IwAR31rjBkS6F6VYj5veC-T63bdDY806GVu6zD6huHoP3IatOqRUrNLeIdAFE

Shoferi që kishte qenë duke vozitur automjetin ishte polic.

Pak ditë pas aksidentit, një kompani i ka vendosur barrierat në rrugë për t’ua pamundësuar qytetarëve të kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të rrugës.

Por, megjithatë, këto barriera, siç shihet në fotot e mëposhtme, nuk e kanë penguar këtë qytetar t’i kalojë ato, duke rrezikuar veten por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik: