Aksident te Konviktet - Foto: KALLXO.com

FOTO: Aksident me të lënduar te Konviktet e Studentëve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Konvikteve të Studentëve në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi nga ky aksident i komunikacionit, i cili ka ndodhur rreth orës 10:40.

Policia dhe autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Sipas qytetarit, së paku një person është transportuar nga autoambulanca.

Sipas fotografive, shihet se një automjet i markës “BMW” është dëmtuar goxha shumë nga përplasja me një kamion.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.