FOTO: Aksident i rëndë në Fushë-Kosovë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në Fushë-Kosovë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra BMW e tjetra Golf.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, por shihet që veturat janë dëmtuar rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin afër shkollës “Mihal Grameno”,

Sipas fotografisë së dërguar nga një qytetar, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.

Sipas qytetarit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.