Forenzika pranon donacion

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur sot në takim  komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’addario dhe komandantin e Regjimentit Karabinierisë MSU, kolonelin Ruggiero Capodivento.

Në kuadër të këtij takimi, Qalaj ka pranuar edhe një donacion për Drejtorinë e Teknikës Kriminalistike në Policinë e Kosovës.

Drejtori Qalaj ka falënderuar komandantin e KFOR-it si dhe komandantin e MSU-së për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës, qoftë me trajnime apo pajisje dhe aparatura të punës për njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it tha se një nga detyrat e misionit të KFOR-it është edhe mbështetja e institucioneve të sigurisë, në veçanti për Policinë e Kosovës e cila është bartësja kryesore e sigurisë në Kosovë.

“Policimi efektiv është bazë për siguri dhe Policinë e Kosovës, e cila është shembull në këtë aspekt”, ka thënë D’addario.