Filmi ‘The brave’ shfaqet sot premierë në Kino ABC

Kinemaja ABC në Prishtinë do të shfaq sot, 5 tetor 2018,  në ora 20:00 premierën e filmit shqiptaro-amerikan “The brave”.

“The Brave” është një film i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit. Ai trajton luftën e një oficeri të pakorruptuar të policisë kundër mafisë së hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar të quajtur Britëll.

Filmi shfaqet në bashkëpunim edhe me Top Channel,

Përveç ‘The brave’, Kino ABC në programin e sotëm ka edhe tre filma tjerë.

Oraret:

“Johnny English strikes again”, në ora  16:00

“Night school”, në ora 18:00

“The Brave”, në ora 20:00

“Venom” 3D, në ora 22:00