Filmi  'Nëntori i ftohtë' merr çmimin special në ‘GoEast Film Festival’ të Gjermanisë

Filmi “Nëntor i ftohtë” (Cold November) me skenar të Arian Krasniqit dhe regji të Ismet Sijarinës ka triumfuar në festivalin ‘GoEast Film Festival” në Wesbaden të Gjermani, duke rrëmbyer Çmimin “Mirënjohje Specia të Jurisë’.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, por edhe nga regjisori Sijarina përmes rrjetit social fejsbuk.

Filmi rrëfen historinë e një punëtori shqiptar të Kosovës, Fadilin, pas masave të dhunshme në ndërmarrjet shtetërore atë kohë.

Kur punëtorët shqiptarë largoheshin nga puna, Fadili bën zgjedhjen e gabuar duke bartur pastaj pasojat nga të gjitha palët.

“Nëntor i ftohtë” është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me “Albasky Film”, AUDIOHAUS dhe “Ikone” dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.