Foto: Fatmir Saphiu Bufi/Facebook

Filmi shqiptar 'Nëntori i Ftoftë' edhe në NETFLIX

Filmi “Nëntori i Ftoftë”, me regjisor dhe koproducent Ismet Sijarina nga sot mund të shihet edhe në Netflix.

Kështu ka bërë të ditur aktori i njohur i Kosovës, Fatmir Spahiu në Facebook, i cili këtë e ka cilësuar një lajm të mirë për të dhe për të gjithë të tjerët.

Për filmin “Nëntori i Ftoftë”, Spahiu tha se solli shumë çmime e plot momente krenarie.

Ai tha se ky projekt është prodhuar disa vite më parë, me shumë mund e sakrificë, e që po ashtu pasqyroi saktë dramën njerëzore të një njeriu i cili ndodhej në mes dy zgjidhjesh, për të cilat tha se dyjat ishin të gabuara.

“Projekt ky që mijëra shikuesve nepër botë ju bëri të qartë vitet e fillimit të apart’heidit Kosovar” – tha Spahiu.

Tutje ai shtoi se ky film i bëri krenar në shumë festivale botërore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku.