Filmi ‘Nëntori i ftohtë' pjesë e festivalit 'RiverRun International Film Festival’

Filmi “Nëntori i ftohtë” (Cold November) i regjisorit Ismet Sijarina do të marrë pejsë në festivalin e filmit “RiverRun International Film Festival” që mbahet nga 4 deri më 14 prill 2019 në Karolinën e Veriut në SHBA.

Lajmi për pjesëmarrjen e filmit në këtë festival është bërë ditur nga vetë regjisori Sijarina përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.

“Nëntori i ftohtë” shkon në festivalin kualifikues të filmit Oscar ‘RiverRun International Film Festival’ në Karolinën e Veriut, SHBA. ‘RiverRun” është renditur në mesin e festivaleve më të mira të filmit në SHBA”, ka shkruar Sijarina në Facebook.

Filmi ‘Nëntori i ftohtë” i dhënë premierë vitin e kaluar, pas një starti të suksesshëm duke marrë dhe çmime në festivale ndërkombëtare, rrëfen ngjarje që zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonominë e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.

“Nëntori i Ftohtë”, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi l, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.