‘Nëntori i ftohtë’ vazhdon të shfaqet në Cineplexx Kosova

Filmi “Nëntori i ftohtë”, me regji të Ismet Sijarinës vazhdon të shfaqet në Kinemanë Cineplexx Kosova.

I cilësuar si ndër filmat më të mirë të realizuar pas luftës në Kosovës, filmi ‘Nëntori i ftohtë” rrëfen dramën e një shqiptare të Kosovës, gjatë viteve të ’90 të shekullit të kaluar, suprimimit të autonominë së Kosovës në atë kohë dhe instalimit të masave të dhunshme në gjithë ndërmarrjet e kosovare.

Filmi sipas programin shfaqet do të shfaqet edhe gjatë ditës së sotme në ora 19:45, në sallën 5të Cineplexx-it.

Përveç këtij filmi në program të kësaj kinemaje gjatë ditës së sotme janë edhe 11 filma të ndryshme, duke përfshirë edhe filmi kosovar “Diamanti”, të cilët do të shfaqen në terminë të ndryshme në gjashtë sallat e Kinamasë Cineplexx Kosova.