Filmi ‘Nëntor i ftohtë’ shfaqet sot në Köln të Gjermanisë

Filmi “Nëntor i ftohtë”, (Cold November) me regji të Ismet Sijarinës shfaqet sot në kuadër të muajit të filmit “Allerweltskino” në Köln të Gjermanisë.

Filmi do të shfaqet në ora 20:00 në ‘OFF Broadway’, ndërsa lajmi për shfaqjen e filmin  “Nëntor i ftohtë”, në Köln të Gjermnisë është bërë i ditur nga vet regjisori i filmit, Ismet Sijarina.

“Miq, për ju të cilët jetoni apo gjendeni me punë në Köln dhe Düsseldorf sot shfaqet filmi Cold November / Nëntor i ftohtë”, ka shkruar regjisori Sijarina, në llogarinë e tij në Facebook.

Muajit i filmit “Allerweltskino” në Köln të Gjermanisë është një festivali i cili shfaq filmat artistik dhe dokumentar më të suksesshëm të vitit nga vende të ndryshme të botës dhe mbahet gjatë muajit shtator dhe tetor.

Filmi “Nëntor i ftohtë”, rrëfen historinë e një familje shqiptare të Kosovës gjatë viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar.

Në rolet kryesor paraqiten: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. Skenari: Arian Krasniqi dhe Ismet Sijarina.