Pamje nga seanca e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Filloi seanca e dytë e jashtëzakonshme për arsimin

Pas votimit të Ligjit për Tatimin në të Hyra të Korporatave, Kuvendit i Kosovës ka vazhduar edhe me seancën e dytë të jashtëzaknoshme që është thirrur për të debatuar për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kryetari i komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi tha se pas disa muajsh përpjekje e futën si rend dite në Kuvend çështjen e arsimit.

“Kjo madje edhe si pikë të tretë sot. Arsimi është gjendje të rëndë sot për shkak të mungesës së mjeteve financiare po ashtu edhe për shkak të mungesës së organizimit të mirë dhe ndërhyrjeve politike”, tha Kurteshi.

Ai poashtu përmendi edhe disa probleme që ballafaqohet arsimit sot, siç janë edukimi parashkollor, tekstet e reja shkollore, arsimi i lartë etj.