Foto-ilustrim

Fëmija Bie nga Rimorkioja e Traktorit

Një fëmijë është lënduar pasi ka rënë nga rimorkioja e një traktori në lëvizje në Istog, njofton policia në raportin 24 orësh.

Fëmija është lënduar dhe në fillim është trajtuar në Spiatlin e Pejës, për t’u transportuar me pas në QKUK në Prishtinë.

Policia dyshon se vozitësi i traktorit nuk i ka kushtuar kujdes fëmijës që e kishte në rimorkio.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksidente tjera ku janë përfshirë traktorët.