Foto: Mytaher Haskuka/ Facebook

'ELKOS' Flet për Mishin me Afat të Skaduar në Supermarketin në Prizren

Etrit Berisha, menaxher i ETC-së në komunën e Prizrenit ka reaguar ndaj postimit të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka ku është theksuar se janë konfiskuar 720 kilogramë mish në ETC-në në Prizren dhe janë asgjësuar nga “Ecoregjioni”.

Menaxheri i ETC-së tha se mishi i asgjësuar ka pasur afat deri ditën e sotme, 26 mars.

“Mishi ka qenë me afat deri me datë 26 mars, i kemi edhe dokumentacionet ku afati i mishit ka qenë 14 ditë”, ka thënë Berisha.

Por në etiketat në fotografitë e shpërndara nga Haskuka shihet se një sasie të mishit i kishte skaduar afati më 24 mars (pardje) dhe 25 mars (dje).

Po ashtu Berisha ka njoftuar se ata e kanë ftuar Inspektoriatin gjatë fundjavës për ta asgjësuar mishin por që inspektorët kanë ardhur sot.

“Inspektoriati janë ftu me asgjësu por ngaqë ka qenë ditë vikendi ata kanë ardhë sot. Sot është bërë asgjësimi në bazë të procedurave të rregullta, është lajmëru edhe “Ecoregjionin” për me bo asgjësimin e tyre”, tha për KALLXO.com, menaxheri i ETC-së në Prizren.

Sa i përkest konstatimeve të Inspektoriatit se kishte ndryshuar era, shija dhe ngjyra e mishit të konfiskuar Berisha tha se nuk është ashtu qysh e kanë konstatu Inspektoriati.

http://kallxo.com/mytaher-haskuka-denoncon-mishin-e-skaduar-ne-nje-qender-tregtare-te-prizrenit/

“Atë e ka konstatu Inspektoriati, mundeni me pa edhe vetë në bazë të fotos që nuk është ashtu qysh e kanë thonë, se ata nuk e kanë provu për me konstatu shijen”, ka thënë Berisha për KALLXO.com.

Madje Berisha tha se frigoriferët e ETC-së ku ruhet mishi janë të standardeve evropiane.

“Ne kemi qenë gjithmonë të hapur me Inspektoriatin, edhe në asgjësimet e tjera kemi qenë shumë në rregull. Nëse është e nevojshme munden me ardhë edhe mediat me kontrollu se në frigoriferët tanë ku ruhet mishi janë të standardeve evropiane”, përfundoi Berisha.