Ekstradohet i shumëkërkuari për vrasjen e Ermal Kamberajt në Mitrovicë

Është ekstraduar sot nga Belgjika shtetasi kosovar S.B, 39 vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e rëndë e cila ka ndodhur me datën 05 maj të vitit 2017, në një kafene në Mitrovicë

I njëjti dyshohet që e ka privuar nga jeta të riun E.K, dhe nga kjo ditë ka qenë në arrati deri sot kur edhe është bërë ekstradimi i tij nga Belgjika.

“Me veprimet e tij i  dyshuari dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve” , thuhet në njoftimin e policisë.

Për të njëjtin ka pasur fletërreshtim ndërkombëtar i cili është kërkuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

https://kallxo.com/i-plagosuri-ne-mitrovice-menaxher-i-lokalit/

 

https://kallxo.com/varroset-ermal-kamberaj/