Edi Rama premton shtëpi të re për një familje kukësiane

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka vizituar më 31 tetor një familje kukësiane, e cila jeton në kushte të vështira.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri është njoftuar me gjendjen sociale të kësaj familjeje 8-anëtarëshe.

Ai ka premtuar një shtëpi të re, në të cilën familja mund të vendoset para vitit të ri.

Po ashtu, kryeministri Rama ka premtuar se do të shikohen mundësitë që kryefamijarit t’i gjendet një vend pune.

Nga 6 fëmijët e çiftit, Edi Rama ka kërkuar të mësojnë sa më shumë.

Ndërsa, për zonjën e shtëpisë, që është shtatzënë, tha se fëmija do të vijë me çek prej 1.200 dollarësh, sepse kështu parasheh programi i ri për fëmijët që lindin nga 1 janari 2019.