Divorcohet çifti i pushtetit të Shqipërisë, Meta dhe Kryemadhi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se po divorcohet nga bashkëshortja e tij dhe partnerja e tij politike për një kohë të gjatë, Monika Kryemadhi, duke përmendur një përzierje arsyesh personale dhe politike.

Ilir Meta, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, të martën më 18.06.2024 tha se kishte bërë kërkesë për divorc nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi duke përmendur arsye personale dhe politike.

Meta tha për Syri TV se kishte vendosur të divorcohej kryesisht për mosmarrëveshje politike duke u ankuar për një deklaratë në të cilën Kryemadhi shprehte besimin tek Prokuroria Speciale.

“Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi tashmë është ish-gruaja ime”-  i ka thënë Meta intervistuesit para se të rendiste një sërë ankesash ndaj saj, kryesisht politike.

“Unë nuk divorcohem për një grua tjetër, por për hir të kauzave me rëndësi jetike për vendin. Qëndrimet e saj diametralisht të kundërta (politike) për kauzat që unë mbroj, krijojnë konfuzion dhe duhet të kishin marrë fund”- tha Meta në një konferencë për shtyp të premten më 21.06.2024.

Kryemadhi është përmbajtur nga komentet deri më tani.

Meta e filloi karrierën e tij politike në grupin e të rinjëve të Partisë së Punës së Shqipërisë, partia  në pushtet e regjimit komunist. Ai dhe gruaja e tij kanë qenë aktivë në Partinë Socialiste që nga viti 1991 dhe të dy u larguan nga ajo në vitin 2004 për të themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ata u martuan në vitin 1998 dhe kanë tre fëmijë.

Partia e tyre u bë sinonim i politikës së korruptuar pas vitit 2009, kur ata ndërruan anën dhe iu bashkuan Partisë Demokratike të krahut të djathtë si një partner i vogël koalicioni.

Katër vjet më vonë, ata ndërruan anën përsëri për t’i dhënë një supershumicë Partisë Socialiste, por ranë në opozitë në vitin 2017 pasi Rama hoqi dorë nga aleanca dhe fitoi një shumicë të thjeshtë i vetëm. 

Meta u zgjodh President i Shqipërisë me votat e Partisë Socialiste atë vit dhe ia dorëzoi Partinë Kryemadhit. Ai mori drejtimin e partisë në vitin 2022 dhe e rrëzoi Kryemadhin nga partia majin e kaluar.

Si Meta ashtu edhe Kryemadhi janë nën hetime për pasuri të paligjshme nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK-ut.

Të dy pretendojnë se janë të pafajshëm. Meta ka sulmuar prokurorët si kukulla të kryeministrit socialist Rama.

Në kulmin e saj, partia e Metës kishte rreth 17 deputetë në organin e asamblesë prej 140 vendesh, por suksesi i tyre politik u shua pasi partia doli në opozitë.një mori mbështetësish të tyre u joshën nga Rama, duke e lënë Metën vetëm me tre deputetë, përfshirë tashmë edhe ish-bashkëshorten e tij.

Meta , megjithatë po lufton duke postuar video në rrjetet sociale ku shihet duke ecur në male ose duke ndërmarrë sfida fizike, ndërkohë që shfaqet si një politikan pro familjes, kundër  LGBTQ dhe pro biznesit. Ai është aleat me Sali Berishën, ish- kryeministrin e sanksionuar nga SHBA, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak për akuzat për korrupsion.