Akil Gjakova - Foto: Rtv21

Edhe Akil Gjakova fiton medalje të artë në Spanjë

Një sukses i mahnitshëm për xhudistët kosovarë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Edhe Akil Gjakova (-73 kg) nuk ndërron ngjyrën e medaljes.

Xhudisti ynë fitoi me Ippon, në poenë të artë, ndaj turkut, Biilal Ciloglu, në finalen e Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Është kjo medalja e tretë e artë brenda dy ditësh, pasi edhe Distria Krasniqi e Nora Gjakova kishin fituar medalje të arta./21Media