Foto: Ilustrim

Dy të Vdekur në Aksident Trafiku

23 vjeçarja me inicialet D.P. dhe 32 vjeçarja me inicialet I.P. kanë humbur jetën sot si pasojnë e një aksidenti në komunikacion në Gjakovë.

Policia thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 në rrugën Gjakovë – Klinë, në vendin e quajtur Kodra e Meqës

Ngasësja e njërës veturë dhe pasagjerja kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

“Deri tek aksidenti ka ardhur derisa dy automjete udhëtaresh ishin në lëvizje në drejtime të kundërta dhe për një moment në mes të rrugës përplasen mes vete. Njëri automjet, nga goditja, ka dalë nga rruga duke u  rrotulluar disa herë e si pasojë humbë jetën ngasësi i veturës dhe një pasagjer nga ky automjet, ndërsa një pasagjer tjetër nga i njëjti automjet pësoi lëndime të rënda trupore ndërsa edhe nga automjeti tjetër kanë pësuar lëndime të lehta ngasësi i automjetit dhe një pasagjer”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë rajonale në Gjakovë, Lirije Podrimaj.

Me urdhër të prokurorit të shtetit ngasësi i automjetit tjetër mbahet i hospitalizuar nën mbikëqyrjen e policisë.

Rasti po hetohet nga hetuesit e njësitit të komunikacionit rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.