Dy Çerdhe të Reja në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se këtë vit pritet të ndërtohet dy çerdhe të reja në Prishtinë me mbështetjen financiare të Komisionit Europian

Këto çerdhe do të ndërtohen njëra në lagjen Kalabria dhe tjetra në Dardani.

“Bashkë me financimin Ministrisë së Arsimit për çerdhen e rindërtuar Yllkat, do t’i nisim tri çerdhe të reja në vitin 2018”, ka shkruar Ahmeti.