Dukesha Dëgjon Historitë e Dhimbshme të Përdhunimit

Lajmin e bën të ditur me anë të një komunikate Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Pulikun në Presidencë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga së bashku me Dukeshën e Cornwall-it takuan sot një grup të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në këtë takim ishin të pranishme edhe disa OJQ të grave që ofrojnë shërbime për këtë kategori,” thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Dukesha e Cornwall-it dëgjoi rrëfimet e të mbijetuarave të këtij krimi.

“Dukesha e Cornwall-it tha se ka pasur rastin të dëgjojë histori të ngjashme edhe në vende të tjera të botës, por në asnjë vend nuk ka dëgjuar histori kaq të dhimbshme dhe të tmerrshme të këtij krimi lufte,” vijon komunikata.

Dukesha “shtoi se do bëjë përpjekje që historitë e grave të Kosovës të dëgjohen edhe jashtë vendit duke i inkurajuar ato që të ndajnë historitë e tyre për të thyer stigmën shoqërore e cila e mbulon këtë krim lufte”.

Ajo u interesua edhe se si po e përballojnë këtë krim ato që e përjetuan.

“Dukesha e Cornwall-it shprehu interesim të lartë për të mësuar nga gratë rreth përpjekjeve të tyre për të mbijetuar këtë krim lufte, duke i quajtur ato gra të mrekullueshme. Ajo shtoi se ndjehet e bindur që ato do t’ia dalin t’i mbijetojnë këtij krimi,” shpjegon komunikata.

Takimin e Dukshës së Cornwall-it me Jahjagën, viktimat e përdhunimit gjatë luftës dhe përfaqësuesit e organizatave që kujdesen për to e bëri të ditur po me anë të një komunikate edhe Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Sot filluan aplikimet e para të viktimave të përdhunimit për të fituar statuesin e mbijetimit të dhunës seksuale gjatë luftës.

http://kallxo.com/aplikimet-e-para-te-viktimave-te-dhunimit/ [interaction id=”56edb832d34d2f9b2e481ecc”]