Pikëllimi i Princit për të Pagjeturit

Ai pasi vendosi lule në memorialin për ata që mungojnë nga lufta në Kosovë, dëgjoi me vëmendje dhe i pikëlluar rrëfimet e familjarëve të tyre.

Princi disa herë përqafoi ata që humbën më të dashurit.

Gjatë fjalimit në Prizren në Konferencën Ndërfetare, princi Charles tha se gjatë vizitës në Kosovë më së shumti e kanë prekur këto rrëfime.

“Ato që kam dëgjuar ma kanë thyer zemrën time, familjarët e të pagjeturve më kanë kërkuar t’u ndihmoj,” tha princi Charles. [interaction id=”56ed7e7d86da243b79b1b59b”]