Princi Charles dhe gruaja e tij Meghan Markle - Foto: REL/Reuters

Princi Harry Martohet në Pranverë

Princi britanik Harry është fejuar me aktoren amerikane, Meghan Markle, dhe ata do të martohen gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.

Shpallja e martesës është bërë sot nga babai i tij, Princi i Uellsit, Charles, që është pasardhës i fronit britanik.

Princi Harry, 33 vjeçar, është më i riu prej dy djemve të Princit Charles dhe bashkëshortes së tij të parë, Princesha e ndjerë, Diana. (REL)