Duda Balje Shkon në Takim me Haradinajn

Duda Balje e konfirmoi për KALLXO.com se do të takohet me kandidatin për kryeministër të Koalicionit PAN Ramush Haradinajn

KALLXO.com e fotografoi Duda Baljen kur ajo po shkonte drejt këtij takimi.

Balje do të jetë përsëri deputete e Koalicionit Vakat në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në zgjedhjet e 11 qershorit sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve fitoi 2743 vota.

Haradinaj sot planifikon të takohet me deputetët e komuniteteve joserbe për të fituar mbështetjen e tyre rreth formimit të qeverisë.

Këtë gjë e konfirmoi Avni Arifi, kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë.

“Është takim konsultativ per krijimin e qeverise me komunitetet joserbe. S’ka kurgjë tjetër, ju dergojmë komunikatë pastaj”, tha Arifi për medie.

Duda Baljke duke shkuar në takimin me Ramush Haradinajn | Foto: KALLXO.ccom

Ai tregoi se ende nuk i kanë bërë ftesë Listës Serbe, duke bërë të ditur se kjo është vetëm çështje e orarit.

“Ne ende nuk i kemi bërë ftesë Listës Serbe, është çështje e orarit, ne së shpejti do t’i bëjmë ftesë Listës Serbe por edhe të gjithë përfaqësuesve të grupeve parlamentare”, tha Avni Arifaj.

Koalicioni PAN do të ketë në Kuvend 39 deputetë.

Dje Ramush Haradinaj ftesë për konsultime u dërgoi edhe Vetëvendosjes dhe LDK-së, por takimi me të u refuzua prej tyre.

http://kallxo.com/haradinaj-merr-refuzimin-e-pare-per-takim/