Xhavit Drenori, - Foto: KALLXO.com

Drenori: Sot Ditë e Bukur e Ndryshimit

Xhavit Drenori, kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, pas dhënie së votës së tij ditën e votimeve e konsideroi të bukur.

“Sot është një ditë e bukur, procesi zgjedhor deri më tani në përgjithësi ka shkuar në rregull, me disa parregullsi të vogla,” tha Drenori.

Ai paralajmëroi ndryshim në Drenas

“Sot qytetarët e Drenasit janë të vendosur për ndryshime, këtë vendosshmëri dhe vullnet të tyre nuk mund ta ndalë askush,” porositi Drenori.

Ai deklaroi se qytaterët e Drenasit do të jenë shembull për zgjedhje të lira.

“Qytetarët e Drenasit sot janë të barabartë dhe besoj që do të tregojnë që janë shembull për të bërë zgjedhje të lira,” tha Drenori.

Më herët votën e tyre e dhanë edhe kandidati i Nismës Isa Xhemajlaj dhe ai i LDK-së Bedri Nika.

http://kallxo.com/kandidati-nismes-pres-votim-pa-presion/

http://kallxo.com/kandidati-ldk-se-votojeni-te-preferuarin-tuaj/

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit janë thirrur për shkak se ish kryetarit të komunës, Nexhat Demaku, muajin e kaluar Gjykata e Apelit ia vërtetoi një dënim në një akuzë për krime të luftës.

Të drejtë vote për të votuar për kryetar kanë 53 mijë votues të Drenasit, ndërsa këto zgjedhje po vëzhgohen nga 853 vëzhgues.

http://kallxo.com/hapen-kutite-e-votimit-ne-drenas/