Dita e gjashtë e kërkimeve për policët e zhdukur në Lepenc

Sot bëhen gjashtë ditë që kur dy policët, Malor Dashi dhe Armend Trena janë zhdukur pas aksidentit në Lepenc.

Njësitet e Forcave të Sigurisë dhe të Policë që nga e dita e shtunë janë duke bërë kërkime në Lepenc për të gjetur dy policët.

Dje, kërkimet kanë vazhduar deri në mbrëmje me perimetër të zgjeruar të kërkimit, mirëpo, ato përfunduan pa rezultate.

Për të ndihmuar në gjetjen e policëve të zhdukur, dje hidrocentralet në Brezovicë kanë bllokuar rrjedhën e ujit, veprim të cilin e kanë marr në koordinim me Policinë e Kosovës.

Për zhdukjen e dy policëve kanë reaguar të gjithë krerët e shtetit.