Kuvendi i Kosoves, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Disa nga deputetët opozitarë nuk kanë hyrë në Kuvend, ngase nuk duan të kontrollohen detajisht.

Disa nga deputetët opozitarë nuk kanë hyrë në Kuvend, ngase nuk duan të kontrollohen detajisht.

Deputetja e “Vetëvendosjes” Shqipe Pantina e pranoi për KALLXO.com se disa nga deputetët opozitarë janë jashtë, e disa kanë hyrë në Kuvend.

“Po, kemi hy, disa janë jashtë se s’po pranojnë me duar me i prekë,” tha Pantina.

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit sipas gazetarëve të KALLXO.com aktualisht nga opozitarët ndodhet vetëm Rexhep Selimi, deputet i “Vetëvendosjes”.

Lëvizja “Vetëvendosje” para nisjes së seancës së Kuvendit ku pritet mes tjerash të miratohet buxheti i vitit të ardhshëm, me anë të një njoftimi, ditët kur ka seanca në Kuvend i cilësoi ditë policore.

Subjekti më i madh opozitar njoftoi se në mëngjesin e sotëm është arrestuar në shtëpinë e tij për t’u dërguar në gjykatë deputeti Ismajl Kurteshi.

Kurteshi shkeli të shtunën urdhrin e gjykatës për të qëndruar në arrest shtëpiak, pasi doli dhe mbajti fjalim në manifestimin opozitar në Gjilan.

“Vetëvendosja” në njoftim bën të ditur se policë civilë po mbikëqyrin zyrat e grupeve parlamentare të opozitës, ndërsa nuk po lejojnë hyrjen e deputetëve opozitarë në Kuvend, pa i kontrolluar detajisht.

“Një qeveri që me polici përpiqet të shtypë opozitën, është qeveri jolegjitime,” thuhet në njoftimin e “Vetëvendosjes”.