Diplomime të Femrave, Punësime të Meshkujve

Në nëntorin e vitit të kaluar BBC News publikoi të dhënat për barazi gjinore për vende të ndryshme të botës me titullin “Sa i Barabartë Jeni” (How Equal Are You).

Pasi Kosova nuk ishte pjesë e këtij publikimi, të dhënat e nivelit të barazisë gjinore në punë i grumbulloi për Kosovën portali i të dhënave të hapura Open Data Kosovo në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës.

Këto të dhëna flasin për përqindjen e të diplomuarve meshkuj në raport me femrat, barazinë gjinore në punë ose kërkim të saj dhe barazinë gjinore në institucione qeveritare.

Sipas këtij portali 40 për qind e të diplomuarve në universitet janë meshkuj dhe 60 për qind janë të gjinisë femërore.

Por statistika e diplomimit përmbyset në raportet meshkuj-femra në punësim dhe kërkim për punë.

Sipas Open Data Kosovo 61 për qind të meshkujve janë në punë, ose në kërkim të punës, ndërsa punë kanë gjetur, ose po kërkojnë vetëm 21 për qind e femrave.

Të dhënat e këtij portali thonë se 5 nga 6 zyrtarë të lartë, menaxherë dhe ligjvënës janë burra. Sipas kësaj del se 86 për qind të ligjvënësve, menaxherëve dhe zyrtarëve të lartë janë të gjinisë mashkullore dhe vetëm 14 për qind të gjinisë femërore.

Pjesëmarrja e ministrave të qeverisë që i përkasin gjinisë mashkullore është 90 për qind.

Analizën e kabinetit qeveritar e ka bërë edhe KALLXO.com më 31 dhjetor 2014.

http://kallxo.com/te-rinj-dhe-milionere-qeveria-e-kosoves-ne-analize/