Kontejneri i Policisë i djegur në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës

Digjet Kontejneri i Dikurshëm i Policisë në Veri

KALLXO.com ka siguruar një fotografi të këtij kontejneri të djegur.

Lajmi për djegien e këtij kontejneri është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëvendës Drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti tha për KALLXO.com se ky kontejner ka një kohë që nuk është duke u përdorur nga policia.

“Ky kontejner ka qenë jashtë përdorimit për Policinë. Hetuesit janë në vendin e ngjarjes dhe mbetet të shihet konstatimi i tyre për rrethanat në të cilat është djegur”, tha Besim Hoti.