Votimet për balotazhin 2017 - Foto: Atdhe Mulla

Diferenca Momentale e Votave në Mes Abrashit e Ahmetit 338 Vota

Pas numërimit të kutisë së parë me vota me kusht diferenca në mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit është rritur.

Llogaritur votat me postë, të cilat tashmë janë numëruar dhe votat nga kutia e parë të votave me kusht, diferenca momentale ka shkuar në 338 vota për Shpend Ahmetin.
Në rezultatet preliminare diferenca ishte 237 vota.

Në proces janë edhe numërimi i 10 kutive me kusht.

KALLXO.com po transmeton LIVE numërimin e votave.