Punetoret e ELKOS-it ne Proteste - 01.02.2019...

Dhjetëra punëtorë të larguar nga puna nga ELKOS-i në protestë - VIDEO

Mbi 50 punëtorë të kompanisë “Elkos”, pronë e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, janw duke protestuar për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratave të punës nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Protesta po mbahet në pikën e kompanisë në Zahaq të Pejës.

Esat Demaj, njëri nga punëtorët e larguar, ka thënë për KALLXO.com se po protestojnë për shkak se janë larguar pa paralajmërim.

“Arsyeja e protestës është shkëputja e kontratës në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga stafi menaxhues dhe na kompania ‘Elkos Grup’. Kjo ka ndodhur para tri ditëve, saktësisht të martën”, tha Demaj për KALLXO.com.

Ai tregoi se punëtorët e larguar kanë pasur pozita të ndryshme në këtë kompani, ndërsa vetë ishte punëtor sektorist.

KALLXO.com ka siguruar një vendim të ELKOS-it për njërin prej punëtorëve të cilëve u janë shkëputur kontratat e punës.

Sipas vendimit që ka siguruar KALLXO, arsye e shkëputjes së kontratës për njërin prej punëtorëve të larguar është se i njëjti nuk e ka respektuar orarin e punës dhe se të njëjtin veprim e kishte përsëritur disa herë.

“I punësuari F.L. është fajtor për përsëritjen e një keq sjellje më pak serioze ose të shkeljes së detyrimeve dhe atë: mos respektimi i orarit të punës të përcaktuar nga ana e punëdhënësit. Ndaljes së procesit të punës dhe sabotimin e punës për të treten herë. Prishjen e qetësisë në vendin e punës, grupacioneve me punëtorë duke protestuar dhe bllokuar punën, humbjen e kapitalit në vlerë prej 200,00 euro për shkak të refuzimit të punëve dhe detyrimeve punuese. Pengimin ndaj kolegëve tjerë, refuzimin e ftesës për paraqitje në takim me departamentin e resurseve njerëzore pa asnjë arsye, etj…”, thuhet në vendimin për shkëputjen e kontratës së njërit prej punëtorëve të larguar nga puna.

 

 

 

https://kallxo.com/mbi-50-punetore-te-kompanise-se-deputetit-kelmendi-protestojne-neser-kunder-largimit-nga-puna/

.