
Prokuroria merr masa ndaj aksionit të tri kompanive në Pejë që nxiti grumbullim qytetarësh
Tri kompanitë nga Peja: Devolli Corporation, Devolli Group dhe Elkos Group, sot kanë dhuruar artikuj ushqimorë dhe produkte të tjera në kohën që Kosova po përballet më pandeminë e coronavirusit.
Nën moton “Afaristët pejanë për Kosovën” nga sot ka filluar shpërndarja nga tri kompanitë e ndihmave që përbëhen, sipas tyre, nga 300 tonelata miell, 24 mijë litra qumësht dhe 24 mijë litra lëngje.
Ky veprim ka shkaktuar turma të mëdha të njerëzve që prisnin për të marrë pakot me ndihma.
Prokuroria e Pejës ka reaguar duke marrë masa me qëllim të parandalimit të rrezikut të përhapjes së coronavirusit.
Prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj, ka dhënë urdhër që asnjë ndihmë mos të shpërndahet pa qenë e njoftuar paraprakisht Policia.
Vuçetaj tha për KALLXO.com që Policia duhet të bëjë organizimin dhe mbarëvajtjen në një situateë të tillë.
Sipas Vuçetajt, lidhur me rastin do të parashtrohen kallëzime penale nga ana e Policisë.