Detajet e fundit nga Zubin Potoku (Video)

Një zyrtar Policisë është plagosur me armë zjarri dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit. Gjatë aksionit janë arrestuar disa zyrtarë policorë të dyshuar për përfshirje në veprime ilegale.

Ekipi i KALLXO.com po qëndron aktualisht në Zubin Potok, atje ku edhe ka ndodhur incidenti i plagosjes së dy policëve kosovar.

Sipas reporterëve të KALLXO.com, deri më tani nuk dihen se kush janë personat që kanë shirë me armë zjarri drejt forcave të rendit.

Sic shihet nga pamjet e publikuara në KALLXO.com, në Zubin Potok Policia e Kosovës ka hasur në pengesa gjatë rrugës.

Sipas informatave të fundit, Policia e Kosovës i ka kaluar të gjitha pengesat dhe pritën arrestimet në disa prej lokacioneve që dyshohet se është kryer kontrabandë.

Ndryshe, ky është aksioni më i madh policor ndaj grupeve të kontrabandës në veri të Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar edhe gjatë muajve të kaluar se në këtë pjesë të vendit bëhët kontrabandë me mallra serbe.

LIVEAksioni i Policisë në veri

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 28 mai 2019

.