Nëna e dëshmorit Bedri Shala, Taibja, pranon vendimin dhe dekoratën për djalin e saj, i dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” – Foto: Facebook

Dëshmori Bedri Shala Dekorohet me Urdhrin ‘Hero i Kosovës’

Vendimi dhe dekorata i janë dorëzuar sot nënës së dëshmorit, Taibe Shalës.

Ceremonia është zhvilluar në ambientet e Komunës së Drenasit dhe vendimi dhe dekorata janë dorëzuar nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, i cili ishte autorizuar për këtë nga presidenti Thaçi.

“Kjo dekoratë vlerëson sakrificën dhe trimërinë e Dëshmorit Bedri Shala për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Pas ceremonisë janë bërë homazhe te varrezat në Polac.