Dekorimi i Shuflajt, Gjinin e Deshpalit nga Presidentja Vjosa Osmani. Foto: ZPRK-së.

Presidentja dekoroi post-mortum me Medaljen Presidenciale të Meritave Milan Shuflajn, Vinçenc Gjinin e Shime Deshpalin

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka dekoruar post-mortum me Medaljen Presidenciale të Meritave, albanologun e historianin kroat, Milan Shuflajn, kompozitoprin Vinçenc Gjinin e arbreshin nga Zara Shime Deshpalin, gjatë një vizite që po zhvillon në Kroaci.

Zyra e Presidencës së Kosoëvs ka bërë të ditur se gjatë ceremonisë së dekorimit, Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributit e të dekoruarëve për kulturë dhe historinë shqiptare.

Prsidentja Osmani, citohet të ketë thënë se nëpërmjet pasionit të tyre dhe punës së palodhshme kanë ndriçuar askete të të identitetit shqiptar dhe si një urë lidhëse me brezave, duke rujtuar thesarët e trashëgimisë shqiptare.

“Sipas Presidentes Osmani, Milan Shuflaj, është meritor për ndriçimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme në fushën e historisë mesjetare shqiptare, por edhe në fushën kërkimore të albanologjisë. Ndërkaq Vinçenc Gjini, sipas Presidentes kultivoi traditën tonë të muzikës, sikundër që u mor me studime nga fusha e artit muzikor, duke lënë gjurmë me angazhimin në disa institucione kulturore të Kosovës”- thuhet në njoftim.

Edhe të dekoruarin e tretë, Shime Deshpalin, muzikologun dhe shkrimtarin shqiptar të Arbneshit të Zarës, siç thuhet në njoftim Presidentja Osmani e vlerësoi për gjithë veprimtarinë e tij jetësore kushtuar muzikës, ruajtjes së traditës shqiptare dhe kultivimit të saj.