Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dekoron pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi - Foto: KALLXO.com

Presidentja dekoron pjesëtarët e FSK-së që ishin në mision në Turqi pas tërmetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.

Në këtë ceremoni, Osmani tha se është nder që Kosova pret FSK-në për trimërinë që kanë reguar në Turqi dhe se sot po nderohen me medalje presidenciale ushtarake për shërbimin e palodhshëm për të ju shërbyer qytetarëve.

“Është nder dhe privilegj të ju presim për trimërinë që keni treguar për Turqinë mike duke kontribouar në operacionet e kërkim-shpëtimit për të shpëtuar njerëzit nën rrënojat e tërmetit. Ushtria jonë njihet për trimëri dhe shërbim ndaj shtetit, siç ishtë edhe kontributi i tërmetit në Shqipëri”- tha ajo.

Sipas presidentes, puna e tyre pasqyron vlerat e shtetit.

“Ushtria jonë nuk është përfshirë për herë të parë sepse kontributi i tyre ka qenë i përhershëm për forcimin e lidhjeve me shtete.  Ushtarë keni demonstruar më të mirën, veprimet e juaja heroike janë frymëzim për të gjithë ne. Ushtria jonë do të vazhdojë të japë ndihmë për Turqinë. Shprehim ngushëllime për viktimat dhe shpreh mirnjohje për ushtrinë tonë. Ju falënderoj që keni nderuar ushtrinë dhe shtetin tonë” – u shpreh Osmani.

Në anën tjetër Egzon Syla, kapiten i FSK-së tregoi se si shkuan në Turqi me misionin për kërkim-shpëtim.

“Pasi ndodhi tërmeti, FSK ngriti kapacitetet për kërkim-shpëtim. Menjëherë pas vendimit të presidentes u nisëm për Turqi”.

“Pasi arritëm të krijojmë kontaktet në Turqi dhe dolëm nëpër aksion të kërkim shpëtimit. Si sukses ishte shpëtimi i jetës së njërëzve ku arritëm të shpëtojmë një vajzë 6-vjeçare dhe nënën e saj. Shprehim ngushëllime për viktimat dhe personat qe janë nxjerrë nga rrënojat të kenë një jetë të shëndetshme”- tha ai.

Mijëra persona kanë mbetur të vdekur në Turqi dhe Siri nga tërmetet e 6 shkurtit.