Foto: Hashim Thaci/Facebook

Thaçi dekoron të rënët e Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” tre të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Thaçi ka dekoruar Beqë Hadergjonajn, Beqë Kukalajn dhe Can Tishukun.

Më tej ai ka thënë se i ka dekoruar për mbrojtje të tokave shqiptare.

“Me Urdhrin “Hero i Kosovës” dekorova të rënët në mbrojtje të tokave shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore: Beqë Hadergjonaj, Beqë Kukalaj dhe Can Tishuku. Liria dhe pavarësia e Kosovës e ka bazament kontributin e vazhdueshëm të shumë brezave”, ka shkruar Thaçi.