Dëshmia e Gjatë e Drejtorit të “Besa Security”
Granit Hasani është drejtor i kompanisë së sigurimit fizik “Besa Security”, ndërsa tash i akuzuari Azem Duraku ishte ekspert shqyrtues i ankesës së kësaj kompanie ndaj tenderit 6 milionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Në gjykatë Armend Krasniqi, avokati i Azem Durakut tha se kompania që fitoi këtë tender-“Security Code” ka ofruar çmimin më të lirë 69 mijë e 576,90 euro për tenderin e KEK-ut.
Në një sallë të mbushur vazhdoi seanca e cila edhe si seancat e kaluara zgjati afërsisht 6 orë, sot vazhdoi të merret në pyetje Granit Hasani i cili është pronar i kompanisë “Besa Secority “
Ai është marrë në pyetje nga avokati Armend Krasniqi cili është mbrojtës i të akuzuarit Azem Duraku që ka qenë ekspert i Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Pyetjes së avokatit se kush ka qenë i informuar reth një dokumenti të Azem Durakut ekspert i prokurimit, drejtuar zyrtarit kryesor të KEK ut dhe parashtruesit të kërkesës Besa Security, dëshmitari iu përgjigj se ai dokument ka shkuar edhe te paneli shqyrtues i OShP-së.
Avokati e pyeti dëshmitarin se a ka ekzistuar këshilla juridike në atë dokument dhe dëshmitari e pohoi këtë gjë.
“A keni mundësi t’i tregoni gjykatës për një qarkore 2012/2, ju keni thënë diçka për të kush e ka nxjerrë , kush e ka miratuar dhe nënshkruar atë dokument dhe çka ka në përmbajte ai dokument,” pyeti avokati.
“Unë nuk shoh se dikush e ka nënshkruar dhe nuk e di kush e ka nxjerrë,” u përgjigj drejtori i “Besa Security”.
Avokati Krasniqi kërkoi të dijë nga dëshmitari nëse mendimi i ekspertit Duraku ishte i bazuar në Ligjin për Prokurimin Publik?
“Gjithmonë e kam cekur se ‘Besa Security’ ka qenë e pakënaqur më mënyrën e trajtimit të ankesës sonë. Përkundër fakteve që kemi dhënë, eksperti nuk është përgjigjur në mënyrë direkte për ankesën rreth çmimit të ofruar nga ‘Besa Security’ për çështjet e licencave, eksperti nuk e ka analizuar pjesën tonë në lidhje me çmimin më të lirë për sistemin e alarmit, eksperti thirret në atë çka është bërë vetëm nga autoriteti kontraktues dhe është bazuar vetëm në mendimin e dhënë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP),” ishte përgjigjia e Hasanit.
Por avokati Armend Krasniqi pas fjalëve të dëshmitarit Hasani, tha se eksperti është përgjigjur në të gjitha pikat ankimore të “Besa Security”.
Një çështje tjetër e rëndësishme ishte edhe ajo se a ka eksperti fuqi vendimmarrëse gjatë dhënies së mendimeve të tij dhe si shkon procedura pas dhënies së mendimeve të tij.
“Këtë e parasheh ligji, unë kam hasur në raste kur mendimi i ekspertit është miratuar nga paneli i OShP-së sepse të dy palët ishin të dakorduar me mendimin e ekspertit, por kam hasur raste kur eksperti shqyrtues ka dhënë mendimin e tij dhe kur autoriteti kontraktues dhe operatori ekonomik nuk janë pajtuar është proceduar në seancën kryesore dhe gjatë seancës kryesore ose pas përfundimit paneli shqyrtues i OShP-së ka vendosur kundër mendimit të ekspertit,” tha Granit Hasani.
Hasani tha se eksperti i OShP-së Azem Duraku kur përfaqësues të “Besa Security” kanë dashur t’ia japin një fakt të shkruar, nuk e ka pranuar atë dokument, duke thënë se nuk dëshiron ta shohë.
Para seancës së sotme, Granit Hasni dëshmopi edhe në tri seancat e kaluara të këtij gjykimi.
http://kallxo.com/perseri-deshmi-per-ankesen-e-besa-security/
http://kallxo.com/deshmi-e-te-demtuarit-ne-gjykimin-per-tenderin/
http://kallxo.com/deshmia-7-oreshe-e-drejtorit-te-besa-security/
Hetimet lidhur me tenderin e KEK-ut kishin filluar më 5 tetor 2012, ndërsa aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015.
Përveç Azem Durakut akuzohen drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.
Të akuzuar janë edhe ish-kreu i OShP-së Hysni Hoxha, ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku e Azem Duraku.
Gjukaj, Hoxha e ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Azem Duraku akuzohet për shtytje në keqpërdorim, ndërsa Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku për mashtrim.
Prokuroria e ngarkon Lushtakun për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtarenjë tender 6 milionësh në KEK.
Të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjithashtu janë edhe ish-drejtori i prokurimit në KEK, Driton Pruthi dhe Azem Duraku.
Të akuzuar në këtë proces janë edhe Milazim Lushtaku e Esat Tahiri, i pari djalë i vëllait të kryetarit të Skenderajt e i dyti ish-truprojë e tij.
Gazeta “Jeta në Kosovë” shkroi në prillin e vitit 2014 se tenderin për sigurimin e objekteve të KEK-ut e fitoi kompania e drejtuar nga nipi dhe ish-truproja e Sami Lushtakut.
Tender Milionësh për Ish-Truprojën dhe Nipin e Sami Lushtakut
Seanca e radhës zhvillohet sot.