Deri në 13 mijë shikues mund të jenë në përballjen Prishtina-Drita

Stadiumi “Fadil Vokrri” të hënën më 13 gusht në ora 20:00 pret Prishtinën dhe Dritën. Në këtë ndeshje mund të jenë të pranishëm deri në 13 mijë shikues, aq sa është kapaciteti i këtij Stadiumi pas renovimit.

Ky stadium pas emërimit zyrtar “Fadil Vokrri” dhe pas renovimit do të hapet me përballjen e këtyre dy ekipeve për Superkupë të Kosovës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm të presë dy ekipet pasi testimet finale i janë bërë me 28 korrik.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një publikimi në ka thënë se do të ishte e bukur mbushja e 13 mijë ulëseve në këtë ndeshje.

Publikimi i plotë i Shpend Ahmetit:

“Të hënën me 13 gusht, në stadiumin e rinovuar të qytetit Fadil Vokrri, luhet super kupa e Kosovës Prishtina – Drita. Loja luhet në mbrëmje nën reflektorë dhe stadiumi tashmë ka kaluar inspektimet finale.

Do të ishte bukur mbushja e 13 mijë ulëseve të reja në këtë super ndeshje.

Shihemi te vendi dhe ta nderojmë edhe Fadilin tonë!” ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Drita është shpallur kampione e Kosovës, ndërsa Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës në Futboll. Të dy ekipet kanë garuar këtë verë në ligën e kampionëve, mirëpo janë mposhtur.

Drita ka humbur në përballje me Malmon e Suedisë 3 me 0, por edhe pse ka pësuar humbje Drita ka kaluar në raundin e dytë të ligës së Europës ku është përballur me Dudelange nga Luksenburg-u. Përballja në mes të Dritës ka përfunduar 1 me 1 dhe kjo lojë është zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, Përballja e Prishtinës me Fola Esch me 18 korrik ka përfunduar 0 me 0 ndërsa në përballjen mes Prishtinës dhe ekipit Fc Europa nga Gjibraltari me rezultat 1 me 1.