Albulena Haxhiu në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Deputetja e VV-së: Të hetohen të gjithë ata që punësuan familjarë në Telekom

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas dorëheqjes së anëtarit të Bordit të Telekomit, Osman Ejupi, pas raportimeve se ky i fundit kishte punësuar katër fëmijët e tij në këtë ndërmarrje.

“Tani prokuroria duhet të filloj me ndjekjen penale ndaj tij dhe disa anëtarëve të tjerë që dyshohen se kanë bërë veprime të ngjashme, duke filluar nga kryetarja e bordit aktual Besa Shatri Berisha”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social “Facebook” të hënën.

Sipas saj, duhet të hetohen të gjithë ata që dyshohen se vetëm gjatë muajve të fundit kanë punësuar mbi 200 militantë të pushtetit aktual e familjarë të tyre.

“Sapo të kemi informacione të detajuara për të tjerët, do t’i dërgojmë në polici”, ka shkruar tutje deputetja e VV-së.

https://kallxo.com/osman-ejupi-jep-doreheqje-morale-nga-bordi-i-telekomit/