Zona kufitare me Malin e Zi | Foto: KALLXO.com

Deputetët Opozitarë Shkojnë në Kufi

Thirrjen për këtë udhëtim e kishin bërë këta banorë bashkë me përfaqësuesin e Pejës në Komisionin për Demarkacion Ali Lajçin.

Deputetët dhe banorët sipas gazetarit të KALLXO.com më së pari janë takuar në fshatin Kuqishtë, për t’u nisur më pas drejt fshatrave dhe pikave tjera të brezit kufitar.

Aktualisht deputetët dhe banorët ndodhen mes fshatrave Stankaj dhe Haxhaj.

Gazetari i KALLXO.com ka parë në Kuqishtë dhe në këtë udhëtim deputetin e Vetëvendosjes Glauk Konjufca dhe nënkryetaren e këtij subjekti Fatmire Kollqakun, pastaj deputetët e AAK-së Pal Lekaj e Lahi Brahimaj dhe ata të Nismës Valdete Bajrami e Zafir Berisha.

Edhe pse “Vetëvendosja” ka ndërprerë kundërshtimin e përbashkët të marrëveshjeve për asociacionin e demarkacionin me AAK-në e Nismën, thirrja e banorëve të Rugovës për të vizituar viset kufitare, i ka renditur përsëri në një anë tri partitë opozitare.

deputetet deputetet1 deputetet3

Banorët e Rugovës thirrjen për këtë vizitë ua kishin drejtuar deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare, ndërsa për të shkroi dje KALLXO.com.

http://kallxo.com/deputetet-opozitare-shkojne-neser-ne-kuqishte/

Partitë opozitare dhe disa ekspertë kosovarë pretendojnë se Kosova humb tokë nga marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi.

Deputetë të “Vetëvendosjes” vendosën të hënën një pllakë me mbishkrimin Republika e Kosovën në pikën ku mendojnë se duhet të jetë vija kufitare me Malin e Zi, por një ditë më pas atë e larguan autoritetet malazeze, gjë që ky shtet e konsideroi shkelje të kufirit shtetëror.

http://kallxo.com/tabela-republika-e-kosoves-zemeron-malin-e-zi/

Heqjen e kësaj pllake nga autoritetet malazeze, Lëvizja “Vetëvendosje” e cilësoi agresion.

http://kallxo.com/lvv-te-kerkohet-llogari-nga-mali-zi-per-agresionin/