Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjakovë - Prizren

Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ndodhi sot në fshatin Rogovë përkatësisht në rrugën Gjakovë-Prizren.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë”-bën të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Personat e lënduar që janë dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve janë dërguar në Spitalin Rajonal-Gjakovë për trajtim mjekësor
Rastin po e heton Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë.

Ngjarja ka ndodhur në ora 12:20.