Arrestohet një grua në Rugovë, u pa në rrjete sociale duke shtënë me armë

Një grua në Rugovë është arrestuar pasi javën e kaluar ajo ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë deklarimit ajo ka thënë se arma ka qenë e dy burrave të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë.

Tutje, Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Ky rast është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.