Nga një seancë ku katër deputetët ishin në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Deputetët Lirohen për 15 Minuta

Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi e Albulena Haxhiu pritet të lirohen për 15 minuta.

KALLXO.com mëson se vendimi për lirimin nga paraburgimi për tre deputetët e VV-së ka shkuar në Zyrën e Shërbimit Korrektues.

Sipas procedurave, deputetët pritet të lirohen për 15 minuta.

KALLXO.com shkroi sot se Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit Gjykata e Apelit ua caktoi masën e arrestit shtëpiak, ndërsa Albulena Haxhiu u la e lirë.

http://kallxo.com/lirohen-albin-kurti-dhe-deputetet-e-arrestuar/