Ilustrim
Dënohet kosovari i akuzuar që bashkë me familje tentoi t'i bashkangjitet ISIS-it
Murat Dernjanit, të akuzuarit për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm, Gjykata Themelore e Prishtinës i shqiptoi dënim me burgim prej pesë vitesh.
Shpalljen e aktgjykimit e bëri kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli.
Dernjani gjatë seancës fillestare e ka pranuar fajësinë.
Sipas akuzës së Prokurorisë Speciale, Murat Dernjani, akuzohet se gjatë vitit 2013 ka udhëtuar me gruan dhe djalin e tij në Stamboll me qëllim që më pas t’i bashkohej organizatës ISIS në Siri.
Gjithnjë sipas aktakuzës ai ishte bashkuar me organizatën ISIS dhe kishte qenë pjesë e saj deri në gusht të vitit 2017, derisa ishte tërhequr dhe u dorëzua tek autoritetet turke, nga ku kishte kërkuar kthimin për Kosovë.
https://kallxo.com/i-akuzuari-per-terrorizem-e-pranon-fajesine/