Ministri francez i Ambientit, François de Rugy - Foto: AFP

Darkat e shtrenjta me paratë e buxhetit e rrëzojnë ministrin francez

Ministri francez i Energjisë dhe Ambientit, François de Rugy, ka dhënë dorëheqje nga posti pasi u vu në shënjestër të sulmeve pas pretendimeve për shpenzime me paratë publike, raporton France24

De Rugy ka qenë edhe kryetar i Asamblesë Kombëtare franceze.

Sipas një artikulli të botuar më 10 korrik nga Mediapart, François de Rugy dhe bashkëshortja e tij jetonin si mbretër më paratë publike.

Artikulli përmend ‘darkën e shtrenjtë’ më miqtë në hotel de Lassay.

Lajmet për të ministri i quajti si ‘sulm mediatik’.

“Sulmet dhe linçimet e mediave që prekin familjen time më detyrojnë të marr hapin e nevojshëm… I paraqita dorëheqjen time kryeministrit këtë mëngjes”, tha Rugy në një deklaratë të martën.

De Rugy gjithashtu tha se ai kishte ngritur një padi për shpifje kundër Mediapart.

Zbulimet e Mediapartit tregojnë se kishte më shumë se 10 darka luksoze të shtruara në mes të tetorit 2017 dhe qershorit 2018.

Sipas faqes së internetit, stafi shërbeu shishe me verëra të cilësisë së lartë dhe shampanjë të marra nga bodrumet e Parlamentit për mysafirët, të cilët ishin kryesisht miq personalë të çiftit.

Fotot e publikuara shfaqën gruan e De Rugy, Severine Servat-de Rugy, në një tavolinë me shishe të verës së shtrenjtë dhe pjata të mbushura me karavidhe.

Gjatë një interviste në kanalin televiziv francez BFM javën e kaluar, de Rugy këmbënguli se ai kurrë nuk ka paguar më shumë se 30 euro për një shishe verë dhe nuk ha karavidhe për shkak të një “alergjie butakore”. Ai tha se i shmanget shampanjës pasi “më jep dhimbje koke”.

Pas zbulimeve të Mediapart, rasti u publikua shpejt nga media të tjera franceze.

De Rugy u përpoq të arsyetonte skandalin duke shkuar në Inter Radio po atë ditë, duke e hedhur poshtë artikullin si asgjë më shumë se një fushatë “groteske”.

De Rugy pranoi se gruaja e tij kishte marrë pjesë në organizimin e darkave dhe zgjedhjen e mysafirëve, por ai refuzoi të pranonte se çifti kishte bërë ndonjë gjë të gabuar. “Ne nuk kemi asgjë për të qortuar veten, as ajo as unë,” tha ai.

Më 11 korrik, Mediapart botoi një artikull pasues dhe fotografi, duke zbuluar se de Rugy dhe gruaja e tij gjatë vendosjes në apartamentin e tij ministror, ​​shpenzuan më shumë se 63,000 € për rinovimet.

Rinovimet përfshinin një vend të ri të veshjes në një shumë prej 17,000 € në paranë e taksapaguesve.

Kur u pyet nga Mediapart për koston e dhomës së veshjes, Servat-de Rugy nuk kishte një përgjigje të drejtpërdrejtë. “Nuk është me të vërtetë një dhomë e veshjes, janë vetëm gardërobë dhe kur mbërritëm, nuk kishte asgjë, asgjë tjetër nuk kam së çfarë të them,” tha ajo.

Kujtojmë së KALLXO.com kishte raportuar për shpenzimet marramendëse të krerëve të shtetit të Kosovës në darka dhe akomodime jashtë vendit. 

Thaçi nuk arrin të gjejë hotel të lirë në Itali përfundon në hotel të shtrenjtë

www.kallxo.com